MENU
klinika

Abuzime me tenderin për shkallët e Zjarrfikëses

Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për punonjësit e Bashkisë Durrës

04.01.2023 - 14:03

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së, duke dënuar të akuzuarit për abuzimin me tenderin 7 milionë lekë për të blerë shkallë zjarrëfikëse të cilat nuk punonin dhe ishin jashtë funksionit. Ata akuzohen, për shkeljen e barazisë në tendera në Bashkinë Durrës.

Adriatik Velaj do të vuajë dënimin me 11 muaj burg për shpërdorim detyre, Muhamed Likaxhiu, 10 muaj burg për shpërdorim detyre, Artan Taho dënohet me 10 muaj burg për shpërdorim detyre, Gj.Markola, 10 muaj burg për ‘shkelje e barazisë në tendera’, I.Matmuja, 11 muaj ‘shkelje e barazisë në tendera’, Riza Sulaj, dënohet me 11 muaj burg për ‘falsifikim të vulave’, Patriot Beqiraj 11 muaj burg për ‘shkelje e barazisë në tendera’, Albion Bushi, dënohet me 11 muaj burg për ‘falsifikim të vulave’, Lulzime Rami, dënohet me 8 muaj burg për ‘falsifikim të vulave’, Elona Rami, dënohet me 8 muaj burg për ‘falsifikim të vulave’.

Ndërkohë Shoqëria R&R Group, është dënuar me gjobë 600 000 mijë lekë dhe i ndalohet të marrë pjesë në procedurat e prokurimit të fondeve publike për dy vite. Po ashtu edhe kompania Klosi – R Company sh.p.k., është dënuar me 600 000 lekë gjobë dhe i ndalohet të marrë pjesë në procedurat e prokurimit të fondeve publike për dy vite, po me 600 000 lekë gjobë dhe 2 vite ndalim pjesëmarrje në prokurime tenderash publike.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin