MENU
klinika

Menjëherë pas përfundimit të “BBV”

Arbana i bën surprizën e veçantë Xhemit

05.01.2023 - 12:53

Arbana Osmani i ka bërë një surprizë të bukur mikes së saj më të mirë, Xhemi Shehut në orët e para të 4 janarit. Sot Xhemi feston ditëlindjen dhe Arbana ka shkuar në shtëpinë e saj menjëherë pas mbarimit të spektaklit live të “BBVIP”.

Në rrjetet sociale, Arbana ka shpërndarë sot disa foto të tyre dhe një video të filmuar mbrëmë në shtëpinë e Xhemit, ku duket se kjo e fundit është surprizuar vërtet nga ardhja e mikes së saj me një buqetë me lule për ta uruar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)


“Gezuar ditëlindjen vajzës më speciale që kam fatin ta kem shoqe, motër, zemër. I love you. (P.s Swipe për të parë ku vrapova mbrëmë pas showt)”, shkruan Arbana.

Ndërkohë në koment, Xhemi ka zbuluar se ajo ka qenë pa qejf mbrëmjen e djeshme dhe kjo vizitë ka qenë vërtet e këndshme për të.

“Nuk besoj se mund ta shpreh dot me fjalë se sa shumë të dua ..të kam zemrën time
Ps: u shërova mbrëmë”, shkruan Xhemi.

Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani kanë ndërtuar vit pas viti një shoqëri për t’u pasur zili.

Dy moderatoret kalojnë shpesh kohë me njëra-tjetrën dhe publikojnë foto e video në rrjetet e tyre sociale, tek të cilat nuk mungojnë as notat e humorit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Epo, s'mund të ishte më bukur

Xhemi Shehu bën ndryshimin drastik në look!

Kjo deklaratë e bërë këtë mëngjes na frikësoi pak!

A do të rikthehet Xhemi Shehu në ekran?