MENU
klinika

VIDEO

Artan Hoxha publikon një tjetër pjesë të audiopërgjimit: Hajdeni aty ku rrinë ministrat….

27.01.2023 - 20:32

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një pjesë tjetër të audiopërgjimit lidhur me ngjarjen e “21 Janarit”.

Në një pjesë të audiopërgjimit të nxjerrë nga Hoxha dëgjohet komunikimi në radio i drejtuesve të gardës të cilët japin informacion mbi vendodhjen e tyre.

Gazetari thotë se ky regjistrim është i gjatë dhe kasetën e plotë ja ka çuar familjes së Aleks Nikës, një prej viktimave të 21 Janarit.

Ndër të tjera Hoxha thekson se ky audioregjistrim është gjetur tani pasi nëse do ishte zbuluar më herët do të ishte bërë publik.

“Është regjistrim nuk është përgjim dhe është shumë i gjatë. Familjes ia kam çuar kasetën e plotë, e disponon familja Nika. Ky është vetëm një fragment i materialit. Ne tani e gjetëm, po ta kisha gjetur më parë do ta kisha bërë publike më parë. Kjo është një indicie që të çon te prova”, tha gazetari Artan Hoxha për “News24”.

Në këtë audio dëgjohet ndër të tjera:

–Të porta numër 5

–Është prishur porta, po tentojnë të futen brenda

—Dëgjon..

—Dëgjoj…

—Hajde pak tek kolonat

—Mbrapa ku rrinë ministrat

—Largohu..

—Çfarë ka drejtor?

—Këtu jam tek kolonat…

Ndërkohë, kujtojmë se disa ditë më parë lidhur me përgjimet e nxjerra më 20 Janar, gazetari Artan Hoxha u thirr në Polici ku dorëzoi të gjitha materialet dhe u vendos në dispozicion të hetimeve.

Gjithashtu, lidhur me këto zhvillime kanë reaguar edhe familjarët e një prej viktimave, Aleks Nikës, të cilët kanë kërkuar që kjo çështje të hetohet nga SPAK pasi nuk kanë besim te Prokuroria.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Spiunazh apo aktivitet kriminal? Ç’dyshon policia"

Pajisja misterioze në Sazan/ Artan Hoxha nxjerr foto

Nga Jurgis Çyrbja, Rrahman Rrahja te djali i Aqif Rakipit

Kush fshihet te lista e PS. Socialistët kandidojnë edhe…

Rama del krah familjarëve të viktimave

12 vite nga 21 janari/ Nisin homazhe përpara Kryeministrisë