MENU
klinika

Çmimet e famshme të muzikës botërore

Artistet shqiptare ‘pushtojnë’ “iHeartRadio”

13.01.2023 - 11:51

Sërish, artistet shqiptare janë kryefjalë! Dy yjet shqiptare të muzikës botërore, Dua Lipa dhe Bebe Rexha kanë siguruar disa nominime për çmimet e famshme të muzikës botërore “iHeartRadio 2023”.

Më e nominuara është Dua Lipa, e cila garon për 7 çmime, ndër të cilat për Artisten e Vitit, për këngën më të mirë Dance apo për bashkëpunimin më të mirë. Në këtë kategori, ajo garon me hitet “Cold Heart” me Elton John dhe “Sweetest Pie” me Megan Thee Stallion.

Nga ana tjetër, Bebe Rexha është nominuar për këngëtaren më të mirë Dance, e po ashtu edhe për ripërpunimin më të mirë muzikor të vitit me hitin “I’m good blue” në bashkëpunim me David Guetta.

Edicioni i dhjetë i çmimeve “iHeartRadio 2023” mbahet më 27 Mars në Los Angeles.

Kujtojmë se raporti i i dy artisteve shqiptare, Rita Orës me Dua Lipën është përfolur gjatë në mediat botërore. Fillimisht ishte një intervistë e këngëtares Bebe Rexha që nxiti dyshimet që raportet mes Duas dhe Ritës nuk janë të mira. Bebe tha se do të dëshironte shumë që të bënte një bashkëpunim me koleget e saj me famë botërore, por ky bashkëpunim nuk ishte realizuar për shkak të dy këngëtareve. Deri më tani ajo që aludohet si shkaku i zënkës është mungesa e mbështetjes nga Rita për Duan kur ajo ishte në fillim të karrierës. Si duket Dua nuk ka mundur ta falë.

Gjatë një konference për shtyp para koncertit Rita Ora u pyet nëse do të ketë në të ardhmen një bashkëpunim mes saj dhe artisteve të tjera me sukses ndërkombëtar, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max.

Ajo i është përgjigjur pyetjes të gazetarëve duke e treguar hapur problemin që ka me Duan. Rita tha se “gjërat bëhen në kohën” e duhur, duke shtuar se kur të vijë koha e duhur ajo është “gati.”

“E kuptova këtë. Kur unë fillova në 2011 në 2012 u ndjeva se kisha shumë më shumë presion për ta futur vendin tim në hartën globale dhe mendova që jam e vetmja në atë kohë. Tani jam e çliruar që kam shumë më shumë nga vendi im në fushën time por edhe në fushat e tjera. Ne kemi shumë talent si ato që përmende, dhe do të ishte një ëndërr për mua që një ditë që të bëhemi të gjitha bashkë, në kohën e duhur. Të gjitha ka axhendën e ngjeshur, po në kohën e duhur, por mua mund të më llogarisni (po)”, tha Rita.