MENU
klinika

Emrat

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, lihen në burg pesë organizatorët

21.01.2023 - 15:18

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për pesë të akuzuarit si organizatorë për atentatin e ish-prokurorit Arjan Ndoj.

Bëhet me dije se janë lënë në burg shtetasit: Bashkim Haxhija, Marsel Deçka, Endrit Sinani, Genti Ndërjaku i njohur edhe me emrin Kili Ndërjaku dhe Juljan Pjetri të arrestuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ngjarje e ndodhur më 1 nëntor 2019.

Në lidhje me këtë ngjarje janë të shpallur në kërkim katër persona. Ata janë Plarent Dervishaj, Julian Meçaj e Ramazan Rraja.

Kujtojmë se atentati i 1 nëntorit 2019 ndaj Aleksandër Lahos dhe Arjan Ndojës, ku mbeti i vrarë edhe shoferi i Prokurorit, Andi Maloku, dyshohet se është organizuar nga grupi i Plaurent Dervishajt. Ky i fundit sipas SPAK, ka dashur të hakmerret për atentatin e kryer ndaj tij në qershor 2019.

Zbardhja e zinxhirit të ngjarjeve tri vite më vonë është bërë falë dëshmisë së një bashkëpunëtori të drejtësisë, ndërkohë që pesë persona janë arrestuar dhe disa të tjerë janë shpallur në kërkim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN