MENU
klinika

Si u mbajt sekret operacioni dhe pse u përshpejtua papritur?

Atentati ndaj Ndojit, zbulohet detaji i ri/ Të shpallurit në kërkim po planifikonin kthimin në Shqipëri

22.01.2023 - 11:21

Gjykata ka lënë në burg 5 të akuzuarit si organizator të atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku, Bashkim Haxhia, Marsel Decka, Endrit Sinani, e Juljan Pjetri.

Ndërkohë Plarent Dervishaj, Ramazan Rraja, Julian Mece dhe Dritan Shkëmbi, janë shpallur në kërkim si organizatorë të atentat mafioz.

Sipas saj urdhrat e arrestit për këta persona janë firmosur në muajin nëntor dhe dhjetor të vitit 2022 dhe janë mbajtur sekret, pasi prokurorët sipas informacioneve që kishin rezultonte se eksponentët e kësaj ngjarjeje që janë shpallur në kërkim ishin duke diskutuar për t’u kthyer në Shqipëri.

Por më pas Prokuroria e Posaçme, duke vlerësuar se kishte kaluar një kohë e gjatë dhe mund të kishte ngjarje të tjera kriminale, prokuroria ka vendosur që të bëjë publik aksionin dhe të arrestojë 5 personat që sot dolën për masë sigurie.

Ndërkohë mesohet se Ramazan Rraja, pas atentatit, është ndaluar në aeroportin e Zvicrës dhe pasi është marrë disa orë në pyetje, është lënë i lirë, ndërsa tashmë është shpallur sërish në kërkim.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin