MENU
klinika

Çfarë do ndodhë me shqiptarët?

BE: Këtej e tutje më shumë kthime të azilkërkuesve pa të drejtë qëndrimi

25.01.2023 - 10:35

Bashkimi Europian do të krijojë një sistem të përbashkët për kthimin e migrantëve pa të drejtë qëndrimi. Me këtë rregullore synohet të lehtësohen vendet si Gjermania.

Prej vitesh Bashkimi Europian nuk po avancon me përpjekjet e veta për kthimin e azilkërkuesve pa të drejtë qendrimi. Tani Komisioni i BE-së në Bruksel ka ndërmarrë një nismë duke paraqitur një projektstrategji të re. Kjo ka të bëjë me faktin, se numri i hyrjeve të parregullta në BE në vitin 2022 është rritur, deklaroi komisarja e BE-së për Punët e Brendshme, Ylva Johannsson gjatë prezantimit të këtij projekti.

Pjesa më e madhe e këtyre njerëzve nuk kanë arsye për azil, megjithatë shumë prej tyre paraqesin kërkesë për azil. 920.000 kërkesa për azil janë paraqitur në vitin 2022 sipas Komisionit të BE-së. Kjo është një rritje me gati 50 përqind kundrejt një viti më parë. “Kjo e vë nën presion të jashtëzakonshëm sistemin tonë të azilimit dhe kapacitetet e pranimit”, tha Johansson.

Në vitin 2019, sipas të dhënave të Komisionit të BE-së, janë kthyer 29 përqind e atyre njerëzve, të cilët duhej të largoheshin nga shtetet e BE-së. Më 2021 kuota ishte 21 përqind. Autoriteti i BE-së në vitin 2018 kishte shpallur si objektiv kthimin e rreth 70 përqind personave pa të drejtë qendrimi.

Për të rritur numrin e të kthyerve, BE-ja do të arrijë që vendet anëtare të bashkëpunojnë në mënyrë të koordinuar. Për këtë komisioni ka krijuar një strukturë të vetën brenda Agjencisë për Mbrojtjen e Kufirit Frontex. Kjo strukturë drejtohet nga koordinatorja për kthimin Mari Juritsch, e cila është në detyrë që nga maji 2022.

Komisarja e BE-së për Punët e Brendshme Johansson (djathtas) dhe e ngarkuara e BE-së Juritsch: Sistemi ynë i azilimit ndodhet nën presion të jashtëzakonshëm“Kthimet janë përgjegjësi e përbashkët”, tha Juritsch. Kryesisht duhet të bëhen më shumë kthime në vendet e treta, në të cilat nuk ka pengesa të mëdha politike apo probleme me të drejtat themelore.

Projektstrategjia përmban disa propozime. Krahas forcimit të bashkëpunimit, që duhet të përshpejtojë rrjedhën e procedurave, është planifikuar, që migrantët të mbështeten profesionalisht në rrugën e riintegrimit në vendin e origjinës.

Gjithashtu i tërë procesi do të digjitalizohet.

Shumica e kërkesave për azil, sipas Johansson, janë paraqitur në Gjermani, Francë, Spanjë dhe Austri.

Në raport me numrin e popullsisë Qiproja, Austria dhe Greqia janë të mbingarkuara. Për bashkëpunimin me vendet e terta për kthimin do të diskutojnë të enjten (25.01.2023) edhe ministrat e Brendshëm të vendeve të BE-së gjatë takimit të tyre në Stokholm. /DW

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shqiptarët më të refuzuarit

80% e aplikuesve për azil, nën 34 vjeç

Duka: “Shqiptarët po braktisin vendin”

“Maxhoranca parti-shtet dëshiron të kapë presidencën”


Dosja “5D”/ Mariglen Qato edhe Redi Molla i dhanë 11 tendera kompanisë së vet!

Si ranë në pranga 9 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenë

Me firmën e tij ‘avulluan’ 140 milionë lekë në Fier!

Vetting/ ‘Dora e zezë’ e Ceno Klosit edhe tek Inceneratorët!