MENU
klinika

Krah ‘kunatit’

Beniada Nishani ironizon hapur Olta Gixharin

05.01.2023 - 12:42

Një koment i bërë nga opinionisti i “Big Brother Vip”, Arbër Hajdari, për aktoren Olta Gixhari, është komentuar jo pak në rrjet.

Në Prime-in e fundit, opinionisti iu drejtua aktores duke i thënë që “bën zhurmuesen” në shtëpi, teksa po komentonte debatet dhe situatat e fundit.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Oltës, e cila ishte e shpejtë në reagimin e saj, teksa së fundmi një reagim ka ardhur edhe nga një ish-banore e “Big Brother Vip”. Bëhet fjalë për modelen Beniada Nishani, e cila në një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në “Instagram” nuk i kurseu ironitë për ngjarjet e fundit.

Modelja shprehet me nota ironie se fjala “zhurmuese” është bullizim, ndërsa “shkatërrim”, e përdorur nga Olta, është kompliment.

“Fjala zhurmues është bullizim, por shkatërrues është diçka shumë e bukur, është një kompliment”- shprehet Beniada. Kështu ajo ka ironizuar aktoren Olta Gixhari, duke i dalë në mbrotje kunatit të saj Arbër Hajdarit.

Kujtojmë se ditën e djeshme Olta Gixhari deklaroi se opinionet e Arbrit janë histori të sajuara.

Olta: “’Olta ka folur kundra Gentit dhe ka ngritur komplote’. Nuk është fare e vërtetë”.

Amos: “Kjo është budallallëk. Këto opinionistët sido të jetë, duhet ta blejnë abonimin dhe ta shohin 24 orë që kur të vijnë këtu të japin mend”.

Olta: “Ose dorëzo çelësat Arbër! Dorëzo çelësat dhe ik nëse nuk e bën dot”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?