MENU
klinika

I arrestuari kishte miqësi me 27-vjeçarin

Çfarë e lidh vrasjen e Edmond Papa dhe Aleksandër Sadikajt?

03.01.2023 - 13:09

Vrasja e biznesmenti Edmond Papa më 16 dhjetor 2022 dyshohet se ka lidhje me ekzekutimin e Aleksandër Sadikajt.

30-vjeçari Albano Velo, i arrestuar si i dyshuari kryesor për vrasjen e Edmond Papa, mësohet se ka lidhje shoqërore me Aleksandër Sadikajn.

Në profilin e tij në rrjetet sociale, Panorama ka gjetur dhe një foto të Velos dhe Sadikajt në një nga klubet e Tiranës duke festuar vitin e ri më 2017.

Pritet të zbardhen të tjera detaje në lidhje me motivet që lidhin dy krimet me njëra tjetrën.

Pas dy javësh hetime, mbledhje provash, policia tha sot se kishte zbardhur vrasjen e Edmond Papa që tronditi vendin në mes të dhjetorit të vitit që lamë pas, në një lokal në Tiranë.

Albano Velo sakaq ka mohuar përfshirjen e tij në këtë krim, teksa është marrë në pyetje, ndërkohë që gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Vrasja e Aleksandër Sadikajt
27 vjeçari Aleksandër Sadikaj, u vra më 11 qershor 2022 në aksin Sauk -TEG, kur makina me të cilën po udhëtonte shpërtheu, si pasojë e vendosjes së tritolit.

Nga shpërthimi Sadikaj humbi 2 gjymtyrët e poshtëm, e mundi të dilte vetë nga makina e të dërgohej në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të rënda.

Sadikaj ishte pronar i një resorti me pistë hipizmi në Memaliaj.