MENU
klinika

Festë, largime dhe hyrje të reja

Çfarë pritet të ndodhë sot në “Big Brother Vip Albania”

21.01.2023 - 13:03

Në shtëpinë e “Big Brother Vip” ditën e sotme pritet një suprizë e madhe për banorët.

Spektaklit do t’i bashkohet me performancën e saj, Valbona Mema, këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore.

Ndër të tjera, një personazh i ri pritet t’i bashkohet shtëpisë së “Big Brother Vip”. Ai është Xhonatan Islami, djali i parashutistit Alket Islami.

Ajo çfarë na bën të gjithë kureshtar dhe të gjithë duam të dimë është se kush do të largohet mbrëmjen e sotme nga gara.

Një na emrat e përfolur për t’u larguar është konkurrenti Ronaldo Sharka.

Ndërkohë Kejvina Kthella e cila u përjashtua javën e kaluar do t’i bashkohet studios për herë të parë pas largimit.

Mbrëmjen e sotme do të diskutohet gjithashtu mbi banorët që janë ankuar këto ditë për produksionin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN