MENU
klinika

Këtë 'ves'!

Çfarë urrente Stresi tek Kejsi kur ishin të martuar

19.01.2023 - 12:28

Cila është tema e preferuar e Stresit për të cilën flet gjithë kohës brenda “Big Brother Vip Kosova”? Po, pikërisht të flasë për ish-partneren e tij Kejsin.

Së fundmi në një bisedë ai ka zbuluar si rrallëherë çfarë e bezdiste tek ajo kur ishin të martuar. Duke biseduar me Artën në oborr, reperi është shprehur se Kejsi i bënte shumë foto teksa ishte në gjumë, gjë e cila e bezdiste.

Më herët në një bisedë me Xhulin, Arkimed Lusha hapi sërish temën e sëmundjes së Kejsit duke u shprehur se më shumë i dhemb kjo se ndarja e tyre.

“Nuk dua që të vijë këtu që ta shohin. Mjafton vetëm të pranojë që të takohemi. Jo që nuk ka pranuar po ajo jeton në Kanada dhe bën dy punë atje. E nxjerr lekun më së miri punon në bankë. Punon shumë. Nganjëherë më vjen gjynah se nuk ka kohë që të dalë as fundjavave”, u shpreh ai.

“E kam të vështirë të përshtatem me një femër. Nuk është histori gjashtëmujore por është diçka që ka zgjatur gjashtë vjeç e gjysmë. Nuk mund t’i them detajet. Vetëm të jetë mirë. Më ka vrarë më shumë se ajo ka tumor se nuk më ka vrarë mua ndarja, në kuptim e fjalës se çfarë më ka bërë plaga e saj që ka. Kuptoje një vajzë si ajo, ka dy punë, ka pasur ndarjen tonë mbi kurriz, tumorin në kokë. Më dhimbsen njerëzit shumë”, vazhdoi më tej reperi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U arrestua për armëmbajtje pa leje

Lirohet nga burgu reperi i njohur Stresi

Pas lirimit, ja veprimi i tij i rradhës

Stresi paralajmëron: Më mirë mos ta dini vazhdimin!