MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat janë metodat kirurgjikale për zmadhimin e prostatës?

30.01.2023 - 11:36

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Cilat janë metodat kirurgjikale për zmadhimin e prostatës?

Mjeku: Pas marrjes për një kohë të ilaçeve për zmadhimin e prostatës këta pacientë kanë nevojë për ndërhyrje në hapjen e kanalit të urinës. Këto ndërhyrje mund të bëhen me kirurgji të hapur ose sipas metodave më të reja me operacion të mbyllur (TUR-Prostate).

Kirurgjia e mbyllur ose TUR-prostata bëhet nëpërmjet një instrumenti fiberoptik, i cili futet nëpërmjet kanalit të urinës dhe heq prostatën nga brenda duke hapur kanalin e urinës. Kohëzgjatja e këtij operacioni është rreth 1 orë dhe rreth 2-3 ditë shtrim në spital.

Operacioni i hapur i prostatës realizohet për prostata që janë më të mëdha se 90 gr dhe zgjat rreth 1,5 orë. Pas operacionit pacienti qëndron rreth 4-5 ditë në spital.

Në operacionin e mbyllur të prostatës rreziqet që mbarten gjatë dhe pas operacionit janë minimale; kurse operacioni i hapur ka një përqindje më të lartë risku.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.