MENU
klinika

Komentuesit kanë një dilemë

‘Çmendet’ rrjeti: Luizi tregon se vuan nga një sëmundjen e rrallë!

10.01.2023 - 10:50

Luizi i rrëfeu sot Kiarës se është diagnostikuar me sëmundjen e rrallë dhe që do të trajtohet në Itali, për të gjetur kurim.

“E kam në tërë trupin. Më ka dalë 3 muaj para se të vija. Shkova kot për check-up dhe më doli”, tha Luizi, duke rrëfyer se sëmundja është e rrallë dhe disa klinika e ofronin trajtimin, ndaj do të shkojë në Bergamo të Italisë për të marrë trajtimin.

Ai theksoi se nuk ia ka thënë produksionit lajmin për sëmundjen e tij dhe se nuk do që ta nxjerrin këtë pjesë në puntatën e “Prime”, pasi nuk do që ta shohin me mëshirë.

Kiara i qëndroi afër, duke e dëgjuar rrëfimin e tij dhe shumë komentues i shprehën mbështetjen e tyre, duke u habitur dhe surprizuar nga forca e jashtëzakonshme e banorit, ndërsa të tjerë shprehen se hyrja e tij në shtëpinë e “BBVA” është e çuditshme, pasi nga çfarëdo sëmundje të vuajë, duhet të marrë kujdesin e duhur dhe jo të përjetojë stresin e shtëpisë. Disa komentues të tjerë janë skeptikë dhe mendojnë (dhe urojnë) që të jetë një lojë, pasi vërejnë se këngëtari pi shumë cigare dhe pije me gaz, të cilat janë të dëmshme për çdo sëmundje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN