MENU
klinika

Ceremonia

Demokratët festojnë 32 vjetorin e themelimit të PD-së, Meta shfaqet në krah të Berishës në Elbasan

20.01.2023 - 20:30

Në 32-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të qytetit të Elbasanit, demokratë po zhvillojnë një ceremoni, ku i pranishëm është edhe kreu i kësaj force politike, Sali Berisha.

Në këtë ceremoni ajo që bie në sy është  edhe fakti se i pranishëm është edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Kujtojmë se pak muaj më parë Berisha  dhe Meta nënshkruan marrëveshjen për zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 majit.