MENU
klinika

Ishte vendosur në një lapidar në Mitrovicë/

Dëmtohet fotoja e Sherife Lutës, simboli historik i genocidit serb

10.01.2023 - 10:22

 Fotoja historike e Sherife Lutës me vajzën në gji që përshkruan dhimbjen e shqiptarëve gjatë genocidit serb është sulmuar dhe dëmtuar nga persona të paidentifikuar. Simboli i refugjatëve kosovarë ishte vendosur në sheshin e Mitrovoicës në një lapidar, ku disa persona të paidentifikuar e kanë dëmtuar fotografinë.

Sipas qytetarëve kjo nuk është hera e parë që ky lapidar dëmtohet, të cilët po ashtu bënë apel që vlerat historike të ruhen. Policia ende nuk ka arrestuar asnjë të dyshuar lidhur me rastin.