MENU
klinika

""Ndoshta ia shkaktova unë për shkak se…""

Devis Xherahu bën rrëfimin prekës për humbjen e të atit

08.01.2023 - 12:28

Këngëtari Devis Xherahu ka bërë një rrëfim prekës në lidhje me humbjen e të atit. Ai thotë se kishte trashëguar ëndrrën amerikane prej tij.

Xherahu është shprehur në një intervistë TCH se pasi ka bërë turneun në 9 shtete të Amerikës i ka rrëfyer të atin aventurën.

Më tej, thotë ai, është larguar drejt Tiranës dhe marrë një telefonatë nga e ëma e cila i ka dhënë lajmin e hidhur për vdekjen e babait.

“Më ngacmove aty ku më dhemb. Ka qenë viti 2007 isha në një turne në Amerikë, unë trashëgova ëndrrën amerikanë nga babi im, pasi bëra turneun në 9 shtete të Amerikës dhe dy të Kanadasë, bij në Korçë më priste babi, i tregova për Amerikën dhe ai u emocionua pa masë, pimë verë atë ditë, morëm kitarën dhe kënduam, ëndrra re tij u bë realitet dhe ai ishte i ngopur.

Po shkoja në Tiranë se kisha një koncert he sa afrohem tek Sheshi Skënderbej më mori mamaja në telefon dhe më tha na la babai, e mbylla telefonin dhe thashë çfarë ndodhi ai ishte në rregull, kishte shkuar të luante bilardo dhe ty e la zemra. E kam një peng se ndoshta edhe emocioni i bukur ndikon tek njerëzit dhe ëndrra që kishte ai për Amerikën ndoshta i dhashë një gëzim më shumë sa çfarë mbante zemra e tij”, u shpreh Devis Xherahu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Së shpejti bashkëpunimi me këngëtarin e famshëm

Aktorja e Portokallisë i futet muzikës

Elvana Gjata debutuese dhe favorite e publikut...

Publikohet lista e pjesëmarrësve në Festivalin e 58-të Këngës!

Tanimë zyrtarisht përfaqësuese e Shqipërisë

Anxhela Peristeri, në “Eurovision 2021”!


Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain

Aktorja zbulon se ku e mori propozimin për martesë

Rrëfimi i rrallë i Olta Gixharit për njohjen me partnerin