MENU
klinika

Dieta apo hapësirë mes vakteve?

Ja cila është mënyra më e mirë për humbjen në peshë

24.01.2023 - 17:12

Kur bëhet fjalë për humbjen e peshës, koha e konsumimit të ushqimit është shumë më pak e rëndësishme sesa sasia e ushqimit të konsumuar, sugjerojnë autorët e një studimi të ri.

Pas analizimit të të dhënave mbi zakonet e të ngrënit të gati 550 të rriturve nga tre sisteme shëndetësore në Maryland dhe Pensilvani, studiuesit arritën në përfundimin se koha e konsumimit të ushqimit ka pak ndikim në shtimin ose humbjen e peshës, ndërsa nxitësi kryesor i shtimit të peshës është sasia e ushqimit të njerëzve.

“Ne ishim më të interesuar në parandalimin e shtimit të peshës,” thotë për TODAY.com bashkëautori i studimit Dr. Ëendy Bennett, profesor i asociuar i mjekësisë në Shkollën e Mjekësisë Johns Hopkins. “Me kalimin e kohës, njerëzit priren të shtojnë rreth një kilogram në vit. Pra, pyetja jonë ishte: Nëse ndryshoni pak modelet tuaja të të ngrënit, a mund të parandaloni ritmin e shtimit të peshës?

Për të parë më nga afër se si modelet e të ngrënit të njerëzve mund të ndikojnë në shtimin e peshës, Bennett dhe kolegët e saj morën 547 njerëz të cilët ishin të gatshëm të dokumentonin në një aplikacion të specializuar se çfarë hanin gjatë ditës, kur flinin, sa kohë pas zgjimit kishin konsumuar vaktin e parën dhe sa orë kanë kaluar ndërmjet vaktit të fundit dhe të gjumit.

Mesatarisht, koha midis vaktit të parë dhe vaktit të fundit ishte 11.5 orë, dhe studiuesit raportuan se kjo kohë nuk ishte e lidhur me ndryshimin e peshës. Koha mesatare midis zgjimit dhe mëngjesit ishte 1.6 orë. Koha mesatare ndërmjet darkës dhe gjumit ishte 4,0 orë dhe koha mesatare e gjumit ishte 7.5 orë.

Bennett kolegët e saj shkruan se ata gjetën një lidhje midis ngrënies së vakteve më të shpeshta dhe më të mëdha në ditë dhe rritjes së peshës, duke treguar se marrja totale e përgjithshme e kalorive është shtytësi kryesor i shtimit të peshës. Ata shtuan se gjetjet e tyre nuk mbështesin përdorimin e të ngrënit me kohë të kufizuar si një strategji për humbjen afatgjatë të peshës në një popullatë të përgjithshme mjekësore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga dëshirë për të përtypur akull deri tek...

10 mënyra me të cilat trupi juaj po thotë se diçka nuk shkon

Nga lëkura e pastër deri tek humbja e peshës

4 ide si të merrni më të mirën nga uji detoks