Reshje të denudra shiu kanë vijuar edhe mëngjesin e sotëm në qarkun e Fierit. Si pasojë e motiti të keq disa fshatra kanë probleme me energjinë elektrike. Problemet me energjinë elektrike shfaqen në njësinë Administrative Fratar, në fshatrat Malas ,Ninësh, Gadurovë dhe Bejar. Nga ana tjetër njoftohet se, furnizimi me ujë të pijshëm vazhdon normalisht, gjithashtu dhe akset rrugore janë të kalueshme. Niveli i ujit në lumenjtë Vjosa, Seman dhe Shkumbin është brenda shtratit dhe në kuota normale. Niveli i Vjosës në pikëmatjen e urës së Mifolit është 4.8m.
“Situata në territorin e qarkut Fier është e qetë. Nga struktura vendore të MC, nuk kemi raportime për situata problematike. Gjatë natës ka pataur reshje shiu me intesitet të ulët. Furnizime me ujë të pijshëm nuk ka problem. Akset rrugore, rurale dhe nacionale janë të kalueshme normalisht. Hidrovoret janë në garishmëri të plotë pune. Niveli i ujit në lumenjt Vjosa, Seman dhe Shkumbin është brenda shtratit dhe në kuota normale.Niveli i Vjosës në pikëmatjen e urës së Mifolit është 4.8m. Prezence uji në toka bujqësore nuk ka. Kemi ndërprerje të energjisë elektrike, në Njësinë Administrative Fratar në fshatrat Malas , Ninësh ,Gadurove, Bejar. Në Njësinë Administrative Selitë në fshatrat Gjerbës, Selitë, Kapaj, Çërrilë, bashkia Mallakastër. Grupet e punës janë në terren dhe po punohet për riparimin e difekteve”, njoftohet nga emergjencat civile.
Si paraqitet situata deri tani?
Shqipëria ka hyrë në ditën e pestë që është pushtuar nga moti i keq. Rruga e Arbrit është liruar për qarkullim pas disa orë bllokimi nga reshjet e borës. Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje në disa zona në Shkodër. Sipërfaqja totale e përmbytur në këtë qark deri tani është 1120 hektarë, përkatësisht në Njësinë Administrative Ana e Malit. Rruga e Obotit ka prezencë të ujit 55 cm, ndërsa ujësjellësi Oblika 1 ka dalë jashtë funskionit. Ndryshe paraqitet situata në Lezhë, ku uji është tërhequr. Niveli i lumit Drin është +1.5 m nga +2.0 m që është kuota kritike, nga mbrëmë kemi një rënie të nivelit me 0.3 m. Hidrovoret kanë punuar me kapacitet të plotë.