MENU
klinika

"Metaforë, Berisha e përdor në publik"

“Do e bëjmë tërmet”- Damian Gjiknuri flet për përgjimet e dosjes 184

25.01.2023 - 11:52

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Giknuri është pyetur ditën e sotme për përgjimet e dosjes 184 për vjedhjen e votës, ku ai del duke thënë “Do e bëjmë tërmet”.

Gjiknuri deklaroi se çështja në fjalë i është nënshtruar hetimit dhe asgjë nga ato që thuhen nuk përbëjnë vepër penale duke theksuar se kemi të bëjmë me një metaforë.

“Audio përgjimi është bërë publik dhe është zbardhur. Sa i përket provokimit që bëtë, unë i jam nënshtruar hetimit të plotë nga drejtësia dhe doli që asgjë nga ato që thuhet nuk përbëjnë vepër penale.

Fjala tërmet është metaforë që e përdor Sali Berisha dhe e përdorin të gjithë. Unë re thoja në privat, Berisha dhe të tjerët e përdorin në publik. Më vjen mirë që pasurova fjalorin politik me një fjalë që nuk kishte asnjë ngjyrim tjetër”, tha ai.