Moti ka bërë kthesë 360 gradë. Ditët me diell ia kanë lënë vendin shiut dhe furtunës. Që një ditë më parë i gjithë vendi është përfshirë nga reshjet e shiut.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme Detare, kjo situatë pritet të zgjasë deri me 11 janar.
“Bregdeti ynë do të përfshihet nga era në drejtimin Jug-Jug-Perëndim në forcën 6-7 ballë deri në 8 ballë 15-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.80 deri 3.50 metra.
Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike është pas orës 06:00 në datën 11.01.2023.
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjitha subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese”, njofton Drejtoria e Përgjithshme Detare.