Dua Lipa po ndërton një rezidencë miliona dollarëshe në Sarandë.
Shtëpia e re e Dua Lipës në qytetin bregdetar do të ketë pamje madhështore me pamje nga deti Jon, raporton Page Six.
Ylli ndërkombëtar, e lindur në Britani, mori shtetësinë shqiptare në nëntor nga presidenti Bajram Begaj.
Fituesja e çmimit Grammy ka jetuar në Kosovë me familjen e saj nga mosha 11-15 vjeçe.
“Unë nuk do ta ndryshoja këtë për asgjë, sepse me të vërtetë më ndihmoi të bëhesha kjo që jam”, ka thënë këngëtarja, e cila gjithmonë ka treguar me krenari origjinën e saj shqiptare.
Në vitin 2016, këngëtarja dhe babai i saj themeluan Fondacionin Sunny Hill për të mbledhur fonde me koncerte vjetore në Shqipëri për të ndihmuar njerëzit që në vështirësi financiare.
Në verën e vitit 2021, ajo pushoi në Sarandë me familjen dhe ish të dashurin Anwar Hadid. Gjithashtu edhe këtë verë ajo shijoi pushimet në bregdetin shqiptar.
Page Six mëson se Dua Lipa është në lidhje me reperin Jack Harlow – albumi i fundit i të cilit përmban një përshëndetje për yllin britaniko-shqiptar të titulluar, siç duhet, “Dua Lipa”.
Harlow ka thënë se përpara se albumi të dilte në maj, ai e thirri Lipën në FaceTime për të marrë bekimin e saj. Mirëpo, ajo i dha asokohe një përgjigje paksa të çuditshme.
Por duket se pasi u takua personalisht me yllin simpatik të repit në Brunch të Variety Hitmakers në Los Angeles në nëntor, ajo u mahnit me reperin simpatik dhe që shpesh ata kanë qenë në “komunikim të vazhdueshëm” që atëherë.
Ndërkohë, sipas një burimi, “ai ishte shumë i interesuar për të”.
Dhe burimet e Page Six thonë se të dy u panë duke mbërritur veçmas në një restorant në Distriktin Meatpacking për drekë ditën tjetër.
Sipas burimit pranë Harlow, “ai do të bëjë më të mirën, pasi ka qenë gjithmonë një fans i saj”.