MENU
klinika

Nga Artur Ajazi

E, ç’i kanë bërë dhe ç’po i bëjnë akoma këtij vendi…

26.01.2023 - 15:02

E enjtja ishte “ e Parlamentit”. Dhe kur të gjithë mezi prisnin të shihin miratimin e ndonjë ligji apo projektligji, që rrit pagat, pensionet, shton ndihmën e qeverisë për shtresat në nevojë, apo të dëgjonin lajmin e mirë për ndonjë investim madhor, doli në podium ….Berisha. E bllokoi podin e Parlamentit, nisi të akuzojë, nisi të hapë “thesin” e akuzave ndaj të vetmit “armik” që ka shpallur, kryeministrit të vendit Edi Rama. Dhe në fakt, nuk e ka vetëm me Edi Ramën, por edhe me amerikanët, me FBI-në, me CIA-n, me Shtëpinë e Bardhë dhe zotin Biden, etj. E ka me ata që i prishën “qetësinë dhe rehatinë”, e ka me ata që i “ndanë partinë dhe e përjashtuan nga grupi parlamentar”. E, çi kanë bërë, dhe ç’po i bëjnë kësaj Shqipërie.

E plaçkitën, e shitën, e turpëruan, e masakruan, ja përzunë djemtë dhe vajzat jashtë, me gomone dhe varka duke u mbytur deteve dhe oqeaneve, shkatërruan pronat, vdiqën ish-pronarët korridoreve të gjykatave dhe ish-të përndjekurit politikë, duke u marrë pronat e tyre dhe duke u dhënë asnjë qindarkë. Dhe sërish thonë “të ikë Rama, të vijmë ne”. Ç’nuk i bënë vendit dhe shqiptarëve. U grabitën dhe shitën pasuritë e nëntokës dhe mbitokës, privatizuan detin, liqenin, lumin, malet, i bënin thirrje njerëzve “zaptoni troje dhe toka bujqesore, ndërtoni sa të doni, mos paguani ujin dhe energjinë, vërini kallashin pronarit legjitim, por ama votoni për ne”.

Kjo ishte psikologjia qeverisëse e Partisë Demokratike nga 1992. U bënte thirrje militantëve “mos ju bindni ligjit por PD, mos toleroni socialistët por bjeruni”. Dhe ashtu u bë. Mish-mash, rrumpallë deri në 2013. Shteti, ligji, drejtësia ishin në dorën e “Madhërisë Tij”, Gërdeci, dhe gjithçka tjetër që lidhej me përfitimet pasurore, ishin nën mbikqyrjen e tij. Dhe sot.. na del se “nuk kishte dijeni, nuk kishte informacione, dhe nuk ka patur asnjë lidhje me skandalet e publikuara të qeverisjes tij”. E ç’nuk i kanë bërë këtij populli, dhe mjafton të rikujtosh vitin e zi 1997. Vitin kur edhe foshnjet lindën me trauma nga krismat e amëve që u shpërndanë dhe grabitën nga depot e ushtrisë, pasi shteti prej letre ra brënda 3 orësh. Dhe sërish thotë bashkë me të vetët “të ikë Rama, dhe të vijmë ne, sepse ne bëjmë shtet, ne bëjmë institucione, ne rrisim mirëqenien, ne nuk korruptohemi, dhe ne e çojmë vendin në BE”.

Paçka se sot ai është “non-grata” nga SHBA, paçka se edhe BE po shikon mundësi të reja për ta ndalur në rrugëtimin e tij drejt politikës aktive, sërish mendon pushtetin. “Të ikë Rama, dhe të vij unë Sali Berisha”, dhe këtë e kërkon pa votë, sepse e di fare mirë se, me votën nuk fiton as në Tropojë, jo pastaj në gjithë Shqipërinë. Edi Rama, ka qenë dhe mbetet kryeministri i vendit, derisa shqiptarët ta votojnë, dhe do të largohet prej andej kur të ketë përmbushur misionin e tij historik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN