11.01.2023 - 19:43
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot pasdite në qytetin e Shkupit në Maqedoninë e Veriut.
Një 40-vjeçar ka vrarë me thikë nënën dhe gjyshen e tij në banesë. Menjëherë pas ngjarjes, policia bëri të mundur arrestimin e 40-vjeçarit me iniciale J.M.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, teksa policia po vijon hetimet.
Njoftimi i Policisë së Shkupit:
Sot pasdite, zyrtarë të stacionit policor në Karposh i kanë hequr lirinë M.J. (40) nga Shkupi, për shkak të dyshimit se në një banesë në rrugën “Ruzveltova” në Shkup, me lëndë të mprehtë ka sulmuar nënën dhe gjyshen e tij, të moshës rreth 60 dhe 80 vjeçare, të cilët nga plagët e marra kanë ndërruar jetë.