MENU
klinika

"Nëse gabon turqit do të vijnë"

Erdogan sërish me kërcënime ndaj Greqisë: Kujdes Mitsotakis!

20.01.2023 - 18:27

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kërcënuar sërish Greqinë, por këtë herë më specifikisht kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Shiko Mitsotakis, ti po flet aty-këtu. Mbani parasysh se turqit e çmendur do të vijnë nëse përpiqeni të bëni një gabim”, tha Erdogan.

Në të njëjtën kohë, ai foli sërish për raketën Tayfun, duke lëshuar kërcënime të reja ndaj Greqisë, shkruajnë mediat greke.

Në Greqi thonë ‘Turqia ndërtoi një raketë që e quajnë Tayfun. Çfarë do të ndodhë nëse ai godet Athinën me të?’ Ne nuk kemi problem, duhet të tregoheni të zgjuar”.

Tensionet mes dy vendeve vijojnë të mbeten të larta, që prej konfliktit të tyre lidhur me mosmarrëveshjet për ujërat territoriale. Në mars, mosmarrëveshja e vazhdueshme midis Athinës dhe Ankarasë për disa ishuj në Egje u qetësua për një kohë të shkurtër, por dy muaj më vonë të dy vendet vazhduan manovrat e tyre ushtarake në rajon. Turqia akuzon Greqinë për shkelje të traktateve ndërkombëtare që rregullojnë kufijtë e dy vendeve duke vendosur ushtrinë në ishuj. Greqia, nga ana tjetër, vë në dukje kërcënimet turke që kërkonin praninë ushtarake në kufirin e saj lindor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pasi ministri grek e sulmoi nga Tirana...

Erdogan: Do thyejmë çdo dorë që zgjatet mbi ne!