MENU
klinika

Nëpërmjet videoklipit!

Fansat gjejnë gruan me të cilën Liam tradhtoi Miley Cyrus!

27.01.2023 - 11:33

Videoklipi i ri “Flowers” i publikuar nga Miley Cyrus është një përgjigje nga ylli i popit ndaj tradhtisë së Liam Hemsworth.

Të gjithë dyshuam se tradhtia ishte arsyeja e ndarjes së tyre, por Miley vendosi ta bënte publike përmes kësaj kënge.

Mirëpo përpos tekstit, nga videoklipi ndjekësit kanë vënë re prova që tregojnë se cila ishte një nga gratë me të cilat Hemsworth u tregua jobesnik ndaj Miley-t.

Në video, Cyrus shfaqet me një fustan gold që fansat e njohën shpejt. Gjatë premierës së filmit “Hunger Games” 2012, Jennifer Lawrence kishte veshur një fustan të tillë të ngjashëm.

Miley gjithashtu ecën nëpër Hollywood Hills me atë fustan gjatë pjesës më të madhe të videos. Por prova që vërteton se Liam Hemsworth ishte jobesnik ndaj Miley Cyrus me Jennifer Lawrence është një intervistë e vjetër e aktores.

Në vitin 2015, Lawrence më në fund pranoi se e kishte puthur aktorin jashtë kamerës. Lawrence asokohe u pyet në lidhje me këtë, por u justifikua duke thënë se Liam ishte “vërtet i nxehtë”.

Kujtojmë që Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth filluan të takoheshin në vitin 2009 dhe lidhja e tyre zgjati për një dekadë të plotë.

Kjo do të thotë se midis vitit 2012 dhe 2015, aktori e tradhtoi Miley-n me Jennifer Lawrence. Asnjë nga palët e përfshira deri më tani nuk ka thënë asgjë publikisht pas publikimit të videos së Miley Cyrus.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Miley Cyrus humb njeriun e shtrenjtë pak pas ndarjes

“Do të më mungosh gjatë gjithë jetës”!