MENU
klinika

"Ndryshon përgjithmonë turizmin në rajon"

Firmoset marrëveshja për “Durrës Yacht & Marina”

30.01.2023 - 12:52

Marrëveshja përfundimtare për zhvillimin e projektit “Durrës Yacht & Marina” është firmosur këtë të hënë nga qeveria shqiptare dhe “Eagle Hills Real Estate”.

Marrëveshja u firmos në Pallatin e Kongreseve nga zv.ministri i Financave dhe Ekonomisë Besart Kadia, investitorit Muhammed El Alabbar dhe Erlis Hereni, drejtor i Agjencisë për realizimin e këtij projekti

Kryeministri Edi Rama u shpreh se ky është një kapitull i ri për turizmin në vendin tonë dhe hyn në ekonominë shqiptare si një lokomotivë që do të sjellë një impakt të jashtëzakonshëm.

“Nuk diskutohet që Durrës Marina hyn ekonominë shqiptare si një lokomotivë që do të sjellë një impakt të jashtëzakonshëm për zhvillim ekonomik, por hyn dhe në tregun ndërkombëtar. Do të ofrojë shërbime të një cilësie të padiskutueshme.

Investimi më i madh i huaj për vendin tonë. Ky investim nuk vjen nga qielli, por si rezultat i vendosjes së një baze të re turistike për Shqipërinë e së nesërmes. Me rezultatet e arritura deri më tani, shfaq një potencial të jashtëzakonshëm.

Pak është folur për të gjithë transformimin e vijës bregdetare aty, ndërkohë që investimi do të transformojë tërësisht të gjithë parametrat mjedisore të një zone që është nga më të ndoturat, ashtu sikundër investimi do të sjellë investime të reja. Një marrëveshje ku shteti është për herë të parë ortak i drejtpërdrejtë më 33% të aksioneve”.

Ministrja Balluku u shpreh se tashmë nis faza më e vështirë, ajo e implementimit në terren:

“Ky projekt do të ndryshojë njëherë e përgjithmonë pamjet e turizmit jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin. Interesi ka qenë shumë i madh nga qytetarë nga diaspora dhe e gjithë bota. Nuk ka qenë e lehtë të negocionim. Ecnim në një rrugë krejtësisht të re. Tashmë kemi dhe projekte të tjera të kësaj natyre. Realizimi i projektit do të vërtetojë se kemi bërë zgjedhjen e duhur. Ky projekt i këtij lloji me PPP, parashikon që aksioneri ka të gjitha benefitet e një aksioneri në të ardhura. 45% e hapësirës së portit aktual i mbetet shtetit”.

Investitori Mohamed El Alabbar tha se në Durrës do të implementohen teknologjitë më të fundit që nuk janë përdorur as në Dubai dhe premtoi se nuk do të zhgënjejë në rezultatet e punës.

“Disa nga gjërat që po bëhen këtu janë më të përparuara se në Dubai, ideja e hapjes së vendeve të punës është shumë e rëndësishme. Njerëzit flasin për qytete inteligjente por askush nuk e ka bërë, ndërsa në Durrës do e bëjmë këtë gjë. E gjitha është pjesë e një zgjidhjeje të qëndrueshme, është kaq e përparuar. Ky është një moment i jashtëzakonshëm dhe dua t’ju përgëzoj për kujdesin që keni për vendin tuaj, në momentin që planifikoni t’i bëni gjërat ju i bëni me zemër bashkë me ekipin tuaj dhe shpresoj që kjo të funksionojë si motivues për të thënë se shumë po ndodh në Shqipëri, rruga para është shumë entuziazmuese, nuk ju falenderoj dot mjaftueshëm që më besuat dhe nuk do ju zhgënjej.”

Projekti për portin e Durrësit u miratua në parlament në fund të vitit të kaluar mes shumë kundërshtimesh nga opozita, e cila e cilëson atë si aferën korruptive më të madhe të 30 viteve të fundit.

Projekti është rreth 2 miliardë euro, një pjesë e së cilës do mblidhen nga shitja e apartamenteve, që kanë nisur prej disa javësh tashmë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë pritet të ndodhë pas miratimit në Kuvend

Analiza e REL për Portin e Durrësit


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin