MENU
klinika

Teatri Kombëtar Eksperimental

Gjergj Prevazi drejtor i “Kujtim Spahivogli”

19.01.2023 - 12:51

Gjergj Prevazi emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Vendimi u miratua në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave.

Koreografi Gjergj Prevazi lindi më 21 maj 1964 në qytetin e Durrësit, ku kreu edhe arsimin bazë. Studimet e larta ai i kreu në Akademinë e Arteve të Bukura në degën e koreografisë.

Më pas artisti bëhet pjesë e trupës profesioniste në teatrin “Aleksandër Moisiu” si koreograf i këtij teatri dhe më pas bëhet koordinator në qendrën Ndërkombëtare të Kulturës në Tiranë.

Më 1997 ai bëhet pjesë e stafit të pedagogëve në degën e Koreografisë pranë Akademisë së Arteve të Bukura dhe mbanë peshën kryesore në katedrën e “Lëvizjes Skenike” si shef i kësaj katedre.

Ai është koreografi i parë shqiptar që ka eksperimentuar dhe lëvruar stilin Dance Theatre, me të cilin e çoi teatrin dhe lëvizjen skenike shumë hapa para duke pashkë punuar me regjisorë të mirënjohur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia etj, dhe duke u bërë pjesë e projekteve dhe shfaqjeve si “Shtrëngata 1988”, “Stinë e mërzitshme në Olimp Pallati i ëndrrave 2001”, “Oresti 2004”, “Opera për tre grosh 2009, “Medea 2006” projekte shumë të rëndësishme këto në hapësirën shqipfolëse.

Artisti i madh Gjergj Prevazi ka qenë pjesë e afro 25 festivaleve të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare duke marrë edhe shumë çmime të para si “Delphino d’argento”, në Festivalin Ndërkombëtar “Music-World” në Itali e shumë të tjerë.

Artisti Gjergj Prevazi gjithashtu njihet dhe vlerësohet si i vetmi koreograf shqiptar që ka bërë kapërcimin e madh dhe të vështirë të stilit modern të lëvizjes skenike në teatër, por edhe dimensionit të shumëmunguar të “Dance-Teatrit”.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe