MENU
klinika

Moska: Kemi përparuar në dy qytete

Gjermania dërgon tanket ‘Leopard’ në Ukrainë!

23.01.2023 - 09:22

Gjermania është e gatshme të autorizojë Poloninë të dërgojë tanke Leopard në Ukrainë. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

“Ne i kemi bërë vetes pyetjen dhe nuk do ta kundërshtojmë këtë kërkesë”, tha përfaqësuesja e qeverisë së të Gjelbërve. Megjithatë, Varshavës do t’i mbetet të kërkojë autorizim.

Një masakër e pafund midis shumë të rinjve të vdekur, të plagosur dhe të internuar që nga fillimi i luftës. Numri i përditësuar i numrit të fëmijëve të vrarë nga bombardimet ruse që nga fillimi i luftës në Ukrainë më 24 shkurt është 459 të vdekur dhe 914 të plagosur, sipas Zyrës së Prokurorit të Kievit. I njëjti burim – i cituar nga mediat ukrainase – flet për 13.961 fëmijë të dëbuar ilegalisht nga forcat ruse, nga të cilët vetëm 126 u riatdhesuan në Ukrainë. Që nga fillimi i luftës – përsëri sipas Prokurorit të Përgjithshëm – janë dëmtuar 3126 struktura arsimore në vend, 337 prej të cilave janë shkatërruar plotësisht.

Ushtria ruse tha se po përparon në dy fshatra në rajonin Zaporizhzhia të Ukrainës jugore, ku përplasjet me trupat e Kievit janë intensifikuar këtë javë. Kështu tha kreu i autoritetit rajonal rus Vladimir Rogov, i cituar nga agjencia e lajmeve “RIA Novosti”.

Nga ana tjetër kjo është kundërshtuar nga autoritetet ukrainase, të cilat thanë së se trupat e Federatës Ruse nuk kryejnë operacione sulmuese në shkallë të gjerë në seksionin Zaporizhzhia. Kjo u bë e ditur nga Yevhen Yerin, kreu i Qendrës së Përbashkët të Shtypit të Drejtorisë së Forcave të Mbrojtjes Tavriya, cituar nga Ukrinform.

Çfarë janë tanket ‘Leopard’?

I konsideruar si një tank kryesor beteje në të njëjtën mënyrë si Challenger 2 dhe i prezantuar për herë të parë në vitin 1979, ai ofron mbrojtje të mirë kundër armëve të blinduara dhe armëve të drejtuara kundër tankeve.

Është raportuar se Leopard 2 është vlerësuar të jetë në gjendje të depërtojë në armaturën ballore të tankut T-72 të prodhimit sovjetik nga 2,000 metra larg dhe atë të T-62 nga më shumë se 4,000 metra. Të dyja këto janë në përdorim nga ushtria ruse në Ukrainë.