MENU
klinika

"Në 14 maj fitojmë mbi 45 bashki"

Gjiknuri flet për sondazhet dhe epërsinë e PS

09.01.2023 - 23:11

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri shprehet i bindur se mazhoranca do të fitojë mbi 45 bashki në zgjedhjet vendore të 14 majit. Në një intervistë ëpr A2CNN, Gjiknuri thekson se nisur dhe nga sondazhet në terren, fitorja e PS në zgjedhje është e padiskutueshme.

“Partia Socialiste dhe nga avantazhet që kemi bërë qëndron shumë e avantazhuar, madje më tepër se çfarë mund ta kishim pritur para 2-3 muajsh nga pikëpamja e peshës elektorale nisur nga sondazhet në terren. Unë kam thënë para ca kohësh që PS nisur nga të gjithë analizat dhe të kalurës së vet elektorale nuk mund të bjerë poshtë 40 bashki, por në kushtet që jemi unë mund të them që 40 bashki nuk diskutohen, është minimumi i mundshëm. Unë them që PS nga të dhënat që kemi dhe diskutimet që bëmë, PS do të jetë mbi 45 bashki, pse jo një shifër edhe më e lartë .Mendoj se fitorja e PS në këto zgjedhe në çdo përmasë është e padiskutueshme”, tha Gjiknuri.

Sekretari i PS komentoi dhe përçarjen e opozitës. “Opozita nuk është e konsoliduar është e përçarë, ka shumë mundësi që të dalë me dy kandidatë, ku PD zyrtare e Alibeajt po punon për t’u paraqitur me kandidatë, dhe nga disa sondazhe ata dalin me disa përqind, dhe janë faktor elektoral. Nderkohë, PD-ja reale e Berishës ka një tkurrje, dhe faktori Ilir Meta ka një ulje”, tha Gjiknuri.

Numri dy i socialistëve nënvizon se shumë prej kryetarëve aktualë do të rikonfirmohen për një tjetër mandat. Si drejtues i qarkut Elbasan, Gjiknuri thekson se ky qytet është transformuar nën drejtimin e PS. Ai nënvizon se oferta e opozitës për Elbasanin është një kandidaturë humbëse dhe që kërkon ta bunkerizojë këtë qytet.
“Z.Llatja është një kryetar bashkie që ka punuar shumë mirë. Ka treguar aftësinë në menaxhimin e e shumë punëve të mira në qytetin e Elbasanit, është një figurë e re. Dhe të gjitha këto e bëjnë absolutisht një kandidat të pranueshëm dhe jam i bindur që do fitojë pavarësisht se PD ka ngritur pritshmëritë e saj në Elbasan duke vendosur një nga kandidaturat e saj të larta politike, por që në fund të fundit për elbasanllinjtë nuk është ndonjë figurë e re, sepse është një figurë që ka qenë dhe kryetar i PD, ka qenë kandidat në vitin 2007 i PD, kur PD ishte në pushtet dhe e humbi garën me Qazim Sejdinin.

Nuk përbën risi, përkundrazi aty ai ka hyrë me një mision politik. Berisha me të tijët e kanë dërguar në Elbasan për ta bunkerizuar Elbasanin. Ai nuk ka ndonjë projekt për Elbasanin. Bashkia e Elbasanit është tashmë shumë më e madhe, Elbasani ka ndryshuar shumë. Elbasani është kthyer në një kantier pasi po bëhen disa vepra të rëndësishme. Elbasnai po rikthen traditën e industrisë”, deklaroi Gjiknuri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Po mundësia për kalim në opozitë?

‘Koalicioni i mundshëm’ Mustafa: Pres certifikimin