MENU
klinika

Rikthehet në vëmendje!

Historia e dashurisë mes Oltës dhe ish-banorit të “Big Brother”

13.01.2023 - 12:03

“Big Brother Vip” është një format që të jep mjaft vëmendje, ku jeta e konkurrentëve “zhvillohet” para qindra kamerave dhe publikut që i ndjek. Por, jeta personale dhe e shkuara para “Big Brother-it”, mund të rikthehen përsëri në vëmendje. Kështu ka ndodhur së fundmi me Olta Gixharin. Aktorja Olta Gixhari është një ndër banoret më të komentuara brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.

Ajo la Spanjën ku jetonte me partnerin dhe djalin e saj dhe erdhi në Shqipëri për t’u bërë pjesë e spektaklit. Olta u kthye menjëherë një nga banoret më të diskutuara brenda shtëpisë pasi debatet, dramat dhe dinamikat e krijuara aktorja janë të shumta.

Por jo të gjithë e mbajnë mend se Olta Gixhari ka pasur një histori dashurie me një nga banorët e “Big Brother 1”, Olsin, i cili u bë i famshëm për lidhjen e tij brenda shtëpisë me Noçen dhe për braktisjen nga e dashura live njërës prej të shtunave. Historia e dashurisë mes Olta Gixharit dhe Olsit nisi në vitin 2011 gjatë “Dancing With the stars” ku të dy ishin konkurentë.

Lidhja e tyre nuk zgjati më shumë se 4 muaj dhe ndarja thuhet se erdhi për faktin se aktorja ndihej pak më superiore se ai.

Së fundmi Olta ka pasur një debat të ashpër me Luizin. Këngëtari u shpreh se Olta e ka frikë pasi e di çfarë e pret, referuar lojës në “BBV”, ndërsa aktorja iu kthye me tone të ashpra duke e quajtur “injorant”, “provincial” dhe “të papërshtatshëm për televizion.” Olta gjithashtu “gjykoi” mënyrën se si flet dhe ha ushqim Luizi, duke e akuzuar se “e ka pështyrë teksa po hante.” Vlen të përmendet se Kiara Tito, e cila ndodhej së bashku me banorët kur ndodhi debati, i id ha të drejtë Oltës, në aludimin e saj se Luizi e ka “pështyrë me qëllim” kur po hante. Banorë të tjerë të pranishëm, konkretisht Efi u shpreh se kjo është mënyra e Luizit dhe nuk ka qenë e qëllimshme.

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?