Një 78-vjeçar në Fier është zhdukur prej dy ditësh. Denoncimi është bërë nga djali i tij 41-vjeçar.
Sipas policisë ai është shprehur se i ati ka dalë për peshkim dhe prej dy ditësh nuk është kthyer në banesë.
Dyshimet e para janë se i moshuari mund të jetë mbytur në det pranë plazhit të Semanit, ndërkohë që policia vijon kërkimet për gjetjen e tij.
Njoftimi i policisë
Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi A. Xh., 41 vjeç, banues në Fier, se babai i tij, shtetasi N. Xh., 78 vjeç, më datë 24.01.2023 ka dalë nga shtëpia për peshkim dhe nuk është kthyer më.
Nga hetimet e kryera, dyshohet se 78-vjeçari mund të jetë mbytur në det, në plazhin e Semanit.
Vijojnë kërkimet për gjetjen e 78-vjeçarit.