MENU
klinika

Foto

Ismail Qemali me diplomatë evropianë më 1871

24.01.2023 - 16:04

Një foto e rrallë e Ismail Qemalit e bërë më 1871 me përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha të kohës, diplomatë nga më të shquarit.

Ismail Qemali, më i riu midis tyre, në atë kohë vetëm 27-vjeçar, është President i Komisionit Evropian të Danubit, ndër më të rëndësishmit për kohën, Komision që akoma edhe sot është në funksion.

Fotoja është marrë nga libri “Anglo-Romanian relations after 1821”, botuar nga “Academia de Stiinte Sociale si Politice a Republichi Socialiste Romania”, 1983, f.98.

Fotografia është gjetur nga stërnipi i Ismail Qemalit, Darling Vlora.