MENU
klinika

Nga Shkriniar tek Handanoviç

Ja kush janë 7 futbollistët që do të largohen nga Interi!

28.01.2023 - 18:32

Ai mund të cilësohet si një nga portierët më legjendarë dhe bëhet fjalë për sllovenin Samir Handanoviç. Pas 11 vitesh tek Interi, Handanoviç do të largohet në fund të këtij sezoni.

Ai u transferua tek zikaltërit në vitin 2012 duke fituar shumë tituj. Ai ka kohë që e ka humbur vendin e titullarit, pasi në vend të tij është Onana. Kështu hipoteza e daljes së tij në pension po merr formë gjithnjë e më shumë dhe ndoshta më vonë mund ta shohim në një rol tjetër, si një trajner.

Një tjetër veteran do të largohet gjatë verës. Danilo D’Ambrosio mbërriti në Inter një vit e gjysmë pas Handanoviç, në janar 2014, dhe do të mbahet mend nga tifozët si një futbollist shembullor dhe i paçmuar. Kontrata skadon në fund të këtij sezoni dhe nuk do të rinovohet.

Nuk ka më dyshime, Milan Shkriniar nuk do të jetë më lojtar i Interit. Marrëveshja për rinovimin e kontratës nuk është arritur dhe sllovaku tashmë është drejtuar në Paris, pa surpriza.

Edhe holandezi Dumfris do të largohet nga ekipi i Inzagit pas Botërorit të shkëlqyer që bëri. Synimi i tij është Premier Liga.

Një tjetër lojtar që do të thotë lamtumirë është Roberto Gagliardini. Nuk ka asnjë mundësi që ti rinovohet kontrata.

Henrik Dalbert pësoi një dëmtim të rëndë në gjurin e majtë në korrik dhe kjo ngjarje heq çdo mundësi rinovimi tek Interi. Ai do të largohet në qershor.

I fundit që plotëson listën e largimeve është Hoakin Korrea. Ai do të ikë në fund të sezonit, dhe destinacioni i sulmuesit mund të jetë Sevija.