MENU
klinika

Çfarë do të quhet ndërhyrje e palejuar?

Ja si ndryshon rregulli i gjuajtjes së penalltive…

28.01.2023 - 15:54

Prej vitesh rregulloret e futbollit përmirësohen, në varësi të problematikave të ndryshme që hasen gjatë ndeshjeve dhe aktiviteteve kryesisht madhorem si kampionat europiane apo Botërore.

Para ekzekutimit të penalltisë, lojërat psikologjike midis portierit dhe ekzekutuesit të penalltisë janë shumë të zakonshme, veçanërisht në ndeshjet me rëndësi të madhe.

Kjo ishte e dukshme gjatë Kupës së Botës kur portieri i Argjentinës Emiliano Martinez u përpoq në çdo mënyrë të provokonte rivalët e tij.

Sjellja e diskutueshme e Martinez doli në pah veçanërisht në gjuajtjen e penalltive gjatë ndeshjes finale, kur fitoi një lojë mendore kundër disa lojtarëve të Francës.

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (IFAB) ka vendosur të ndalojë këtë dhe sjellje të ngjashme dhe ka ndryshuar rregullat e goditjeve të penalltisë.

Rregullat e reja do t’i ndalojnë portierët të kërcejnë ose të bëjnë ndonjë lëvizje në vijën e portës. E gjithë kjo do të konsiderohet si ndërhyrje e palejuar.

Rregulli i ri do të konfirmohet zyrtarisht në muajin mars dhe do të zbatohet nga sezoni i ardhshëm, të paktën kështu raportojnë mediat britanike.