MENU
klinika

EMRI-FOTO/ Ishte përgatitur për të kryer një vrasje?

Kapet 49-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore

05.01.2023 - 11:13

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë shtetasin Shpëtim Kanda, 49 vjeçari, banues në Fier, i cili rezulton i dënuar dy herë më parë, për veprat penale “Vrasja”, “Vrasja”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit luftarak”.

Këtë fillim viti, Kanda, dyshohet se do të kryente një tjetër vrasje, që i ka mbetur në tentativë. Ai është kapur nga forcat e policisë teksa lëvizte në qytet i armatosur me pistoletë me fishek në fole, gati për qitje.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, dhe një krehër me municion luftarak.

Hera e fundit e prangosjes së Kandas ishte 2 prill 2021, kur ai u kap në flagrancë duke lëvizur me shkop bejzbolli në automjet.

“Bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, por edhe nga informacionet e ardhura nga qytetarët në nr. 112, se me një automjet tip “Benz” qarkullonte një person me armë me vete, policia ka intensifikuar kontrollet e lëvizshme në qytet dhe me pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit të Fierit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen “Kastriot” në automjetin tip “Benz” të shtetasit Shpëtim Kanda, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një shkop druri si ata të bejzbollit, në kushtet e armës së ftohtë, pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin Shpëtim Kanda, 47 vjeç (në vitin 2021), banues në Povelçë, Fier, i dënuar më parë për veprat penale “Vrasje”, “Vrasje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”, njoftonte policia zyrtarisht më 2021.

Gjithashtu, Kanda është arrestuar dhe në tetor të vitit 2013 për plagosjen e dy të rinjve.

“Shpëtim Kanda në bashkëpunim me Arbër Mehmetin në vendin e quajtur “Transport Patos” kanë tentuar të vrasin me armë zjarri pistoletë shtetasit E.S, 30 vjeç dhe E. S., 21 vjeç. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, midis autorëve dhe dy të dëmtuarve”, njoftonte policia më 2013.

NJOFTIMI NGA POLICIA FIER
Finalizohet operacioni policor i koduar “Hoxhara”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Fier.

Qarkullonte i armatosur me pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër personit.

49-vjeçari, i dënuar 2 herë më parë, për vrasje dhe për vrasje të mbetur në tentativë.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, municioni luftarak dhe 1 automjet.

Shërbimet e Policisë Kriminale të Komisariatit të Policisë Fier, bazuar në inteligjencën informative për një shtetas me rrezikshmëri shoqërore që mund të qarkullonte me armë zjarri me vete, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Hoxhara”.

Si rezultat i këtij operacioni, në fshatin Hoxharë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Sh. K., 49 vjeç, banues në Fier, i dënuar 2 herë më parë, për veprat penale “Vrasja”, “Vrasja”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit luftarak”.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, dhe një krehër me municion luftarak.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti tip “Benz” me të cilin udhëtonte ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier