Nuk është më një sekret që kunatat Kate Middleton dhe Meghan Markle nuk shkojnë mirë me njëra-tjetrën. Jo vetëm ato, edhe vëllezërit Princ Harry dhe Princi William kanë një marrëdhënie të copëtuar.
Që pas largimit të Princit Harry në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të jetuar së bashku me familjen e tij, të shumtë ishin zërat që thonin se Meghan ishte ajo që e largoi Dukën e Sussex-it nga Familja Mbretërore.
Pikërisht këtë konstatim ka thënë së fundmi edhe Kate. Ajo mendon që Meghan e ka ndarë familjen mbretërore, marrë parasysh ngjarjet që kanë ndodhur pas martesës së saj me Harryn.
“Ai ka tradhtuar familjen e tij dhe ka thyer besimin duke folur. Familja mbretërore nuk thanë asgjë për goditjen e Harry-t, por ata qartë janë në anën e Kate,”-u shpreh një burim pranë Middleton. Duket se mund të mos ketë rrugë kthimi për Harryn pasi ai nuk është i gatshëm të rregullojë urat e thyera me familjen e tij.
Ndërsa Mbreti Charles dhe pjesa tjetër e familjes mbretërore preferojnë të distancohen nga drama e çiftit, duket sikur kjo sagë mund të vazhdojë për më gjatë duke pasur parasysh refuzimin e Harry-t për t’u angazhuar me familjen e tij.