MENU
klinika

"Kam disa mini-trauma"

Kiara Tito i rikthehet sërish “dashurisë së vjetër”

22.01.2023 - 16:30

Megjithëse asnjëherë nuk e kishte pranuar publikisht se është në një romancë me Butrint Imerin, sot Kiara Tito rrëfen se fakti që ka pasur një lidhje publike ka qenë shumë presion për të.

Në fakt në rrjet qarkulluan kohë më parë shumë aludime dhe foto të ish-çiftit, por asnjëri nga ata nuk e kishte pranuar publikisht lidhjen. Konfirmimi i vetëm erdhi shumë kohë pas ndarjes, fillimisht nga Butrinti në një intervistë dhe më pas nga Kiara në “BBV.”

Së fundmi, në një bisedë me Maestron, Kiara ka shprehur se lidhja publike që ka pasur me Butrintin, ka ngjallur shpesh debate mes tyre dhe i ka mbetur si “mini-traumë”.

“Ajo ka qenë dashuria ime e parë, hera e parë që kam ndjerë për dikë. Ka qenë një presion shumë i madh dhe isha vetëm 20 vjeç. Ka qenë në qendër të vëmendjes dhe shumë herë më ka prishur punë me atë kjo gjë. Prandaj kam disa mini-trauma nga e kaluara, se jam lënduar vetë”-tha Kiara.

Një surprizë e madhe u paralajmërua për ditëlindjen e moderatores Kiara Tito, në Prime-in e së martës në “Big Brother Vip Albania.” Dhe në fakt kështu ndodhi! Luiz Ejlli e surprizoi moderatoren në ditën e saj të lindjes dhe i dedikoi një këngë romantike.

Por, nuk mund të mohojmë se thuajse të gjithë ne fillimisht menduam se Kiara mund të merrte një surprizë nga ish-i i saj, këngëtari Butrint Imeri. Dhe kjo jo pa shkak, pasi ka qenë vetë Butrinti ai i cili paralajmëroi disa ditë para Prime-it një “surprizë” për të gjithë.

Ndonëse ishte vetë ai që provokoi gjatë gjithë kohës me poste, së fundmi këngëtari ka “ironizuar” të gjithë gojët e liga sipas tij. “Gojët e liga: Butrinti në Tiranë”, ndërkohë Butrinti,”-ka shkruar ai krahas një fotoje të tij duke u argëtuar në Francë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja për çfarë bëhet fjalë

Kiara Tito zbulon surprizën e rradhës

Tradhtia e artistit i dha “goditjen” e fundit

Familja e Butrint Imerit nuk pranoi lidhjen me Kiara Titon