MENU
klinika

Analiza

Kina dhe Afrika e Jugut, gjithnjë krah Putinit…

24.01.2023 - 17:00

Një stërvitje e përbashkët detare që përfshin Rusinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut do të zhvillohet në shkurt. Në manovrat ushtarake do të marrë pjesë edhe fregata ruse Admiral Gorshkov.

Ky nuk është një mjet ushtarak si gjithë të tjerët por bëhet fjalë për një anije të armatosur me raketa hipersonike Tsirkon të gjeneratës së re, të afta, të fluturojnë me një shpejtësi nëntë herë më të madhe se raketat e tjera dhe me një rreze veprimi mbi 1000 km. Gorshkov do të furnizohet me karburant në portin sirian të Tartus dhe më pas do të marrë pjesë në stërvitjet e lartpërmendura në dislokimin e saj me rreze të gjatë. Sipas agjencisë Tass në dislokimin e tij në distanca të gjata, Admirali Gorshkov do të vizitojë bazën logjistike në portin sirian të Tartusit, pas së cilës ai do të marrë pjesë në stërvitje të përbashkëta me marinën kineze dhe të Afrikës së Jugut. Stërvitjet detare që përfshijnë anije detare nga Afrika e Jugut, Rusia dhe Kina do të zhvillohen në datat 17-27 shkurt.

Ministria e Mbrojtjes e Afrikës së Jugut në një deklaratë të postuar në faqen e saj të internetit, bëri me dije se stërvitja 10 ditore do të zhvillohet pranë qytetit bregdetar të Durban dhe Gjirit të Richards në Oqeanin Indian, me qëllim shkëmbimit të aftësive operacionale dhe njohurive.

S Africa lends China-Russia a helping naval hand – Asia Times

Stërvitja synon të forcojë marrëdhëniet tashmë të lulëzuara midis Afrikës së Jugut, Rusisë de Kinës, cilësohet në deklaratë.

Stërvitja e parë detare trepalëshe e këtij lloji u zhvillua në nëntor 2019 në brigjet jugperëndimore të Atlantikut të Afrikës së Jugut pranë Cape Town. Pas disa vitesh marinat e Afrikës së Jugut, Rusisë dhe Kinës në vend të kësaj do të ushtrojnë në ujërat midis qytetit të Durban dhe Gjirit të Richards, që ndodhet në një distancë prej 161 kilometrash nga kryeqyteti i Afrikës së Jugut. Udhëheqësit e Afrikës së Jugut kishin raportuar më parë se Rusia do të përfaqësohej nga dy anije luftarake.

Në çdo rast, këto manovra kanë një qëllim strategjik për çdo vend që merr pjesë. Sipas New York Times stërvitjet detare janë një shfaqje e pavarësisë diplomatike për Afrikën e Jugut, e cila është pjesë e një aleance me Brazilin, Rusinë, Indinë dhe Kinën e njohur si BRIC.

Por ato përfaqësojnë gjithashtu një mundësi për t’u shfrytëzuar për Pekinin, me synimin për të rritur praninë e tij në Oqeanin Indian. Diçka e tillë është mjaft thelbësore për të kundërshtuar planet e Indisë dhe pa dyshim dhe të Rusisë me qëllim forcimin e rrugëve të saj detare.

Falë kësaj stërvitje Moska ka për qëllim të përcjelle dy mesazhe. 

E para, të japë mesazhin që nuk janë të izoluar në skenën ndërkombëtare ndryshe nga ajo që mendon dhe synon perëndimi Moska dëshiron  në të vërtetë që të mbajë sa më shumë lidhje me vendet e tjera nga sa mund të imagjinojë Perëndimi.

E dyta, për të nxjerrë në pah raketat Tsirkon, duke sugjeruar se janë gati t’i përdorin ato në rast nevoje, me anë të kësaj ajo në të njëjtën kohë dërgon dhe një mesazh kërcënimi perëndimi. Fregata Admiral i Flotës së Bashkimit Sovjetik Gorshkov u vendos gjithashtu në ujërat e largëta nën komandën e komandantit të Divizionit të Anijeve të Raketave të Flotës Veriore, Kapiten i Rangut 1 OlegGladky. Vendosja e anijes luftarake, sipas mediave ruse, do të kishte për qëllim sigurimin e pranisë detare të Rusisë në zona të rëndësishme strategjike të Oqeanit Botëror. Stërvitjet do të përkojnë me njëvjetorin e fillimit të luftës në Ukrainë.

Vlen gjithashtu të theksohet se Afrika e Jugut ishte ndër vendet që abstenuan vitin e kaluar në një votim të Kombeve të Bashkuara për të dënuar Rusinë për pretendimin e saj për të aneksuar disa rajone të Ukrainës. I rëndësishëm mbetet fakti që vetë Afrika e Jugut ka kryer tashmë stërvitje ushtarake me Rusinë dhe Kinën por edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe me NATO-n. Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë tre vendet që janë në një garë për të zhvilluar armë hipersonike, që shihen si një mënyrë për të fituar një avantazh ndaj çdo kundërshtari për shkak të shpejtësisë së tyre, më të madhe se pesëfishi i zërit dhe sepse ato janë më të vështira për t’u zbuluar.

Gjithashtu nuk duhet anashkaluar dhe fakti se Rusia dhe Kina janë dy vendet që përballen me tensione me Shtetet e Bashkuara.