MENU
klinika

Harrojeni Annabelle

Kjo është kukulla më e frikshme e filmave horror për momentin

11.01.2023 - 10:50

M3GAN – është kukulla më e famshme “horror” për momentin, prandaj pa frikë mund ta quajmë “Annabelle” e re, më simpatike, më high-tech dhe pa dyshim, më e frikshme.

Harrojeni Annabelle: Kjo është kukulla më e frikshme e filmave

Filmi me të njëjtin titull flet për Cady-n (Violet McGraw), një vajzë e re që së fundmi ka humbur prindërit e saj në një aksident automobilistik të lidhur me lodrat.

Ajo është marrë nga tezja e saj, Gemma (luajtur nga Allison Williams), një shpikëse e shkëlqyer që heziton të marrë rolin e kujdestares. Për të lehtësuar dhimbjen e Cady – dhe për të shkarkuar barrën e prindërimit mbi dikë / diçka tjetër – Gemma  përfundon më në fund robotin M3GAN, të fuqizuar nga inteligjenca artificiale. M3GAN është shkurtim për “Model 3 Generative Android”,  luajtur nga Amie Donald dhe zëri nga Jenna Davis.

Direktiva kryesore e M3GAN është: Të mbrojë Cady-n!

Nga këtu, gjërat marrin një rrjedhë të frikshme dhe misterioze.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN