MENU
klinika

Festa e Viti të Ri në Greqi

Koncert dhe fishekzjarrë në shesh

01.01.2023 - 13:44

Mijëra grekë pas numërimit mbrapsht të kryebashkiakut të Athinës kanë pare pamjet mbresëlënëse të fishekzjarreve të hedhura mbi shkëmbin e shenjtë të Akropolit apo edhe parlamentit dhe i kanë uruar njëri tjetrin që viti i ri 2023 të sjellë paqe, dashuri e mirëqënie.

Më pas kanë ndjekur një spektakël tepër të veçantë në sheshin Sintagma me këngëtarë të shquar dhe melodi të mrekullueshme në një atmosferë tepër festive.

Vitit 2023 është një vit zgjedhor për grekët ndaj dhe mesazhet e liderëve politikë kishin vërtet aromë elektorale.

“Pas gati katër vitesh në detyrën e Kryeministrit, tashmë e dini se unë angazhohem vetëm për gjëra që jam i sigurt se mund t’i zbatoj.Të ndërtojmë së bashku sot një të nesërme që do të jetë më e mirë se dje, me Stabilitet, Konsistencë dhe Vazhdimësi. E presim pra 2023-in me optimizëm”, tha Kyriakos Mitsotakis Kryeministër i Greqisë.

“Në vitin 2022 u sprovuan në trupin e atdheut të gjitha recetat e një politike që vë mbi njerëzit fitimet, superfitimet, fitimet e ndyra. Përballë këtij ekspansioni barbar, ka një dëshirë dhe shpresë që përhapet në të gjithë shoqërinë: Që ky makth të ndalet këtu”, u shpreh Aleksis Tsipras lideri i partisë opozitare Syriza.

Atmosferë vërtet festive ka pasur deri në orët e para të mëngjesit edhe në gjithë qytetet e tjera të vendit pasi është hera e parë që qytetarët gëzojnë të pa kufizuar nga masat e pandemisë.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi