MENU
klinika

Zgjedhjet e 14 majit

KQZ nis procedurat, përcakton anëtarët e KZAZ-së

09.01.2023 - 13:46

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procedurat për zgjdhjet e 14 majit.

Në mbledhjen e sotme është sqaruar se si do të përcaktohen anëtarët e Komisionin Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZA) për zgjedhjet e 14 majit.

PS, si partia më e madhe e mazhorancës do të propozojë 2 anëtarë për çdo KZAZ dhe Partia Demokratike 2 anëtarë si partia më e madhe e opozitës.

Ndërsa partitë e tjera më të vogla si Partia Socialdemokrate dhe Partia e Lirisë do të kenë nga 1 anëtar në çdo KZA.

Anëtari i shtatë do të zgjidhet me short mes PS-së dhe PD-së