MENU
klinika

Mesazhi

Kreut i PD-së Durrës: Detyra jonë është të ndezim shpresën

14.01.2023 - 12:32

Kreu i degës së PD-së, Durrës Dritan Burgija, në 32 vjetorin e themelimit të partisë, ka folur për rrugëtimin e demokratëve në vite.

Sipas tij. lindja e partisë së parë opozitare në dimrin ’90 kur studentët të ndjekur nga intelektualët dhe punëtorët nisën rrugën pa kthim drejt demokracisë dhe shënimi i kthesës së madhe historike, na bën të mblidhemi çdo vit, për të kujtuar gjenezën e për të nderuar protagonistët.

Burgija ka shprehur  mirënjohje të veçantë ndaj të gjithë themeluesve të PD-së Durrës edhe atyre që sot nuk janë më mes nesh, si dhe gjithë kontributorëve që kanë lënë gjurmën e tyre në themel të kësaj Dege në ditë të mira e të vështira.

“PD në themel të saj ka patur mendimin e lirë, në rrugëtimin e saj ka pasur ulje dhe ngritje, konflikte të brendshme të pashmangshme, humbje dhe fitore, ka shtruar rrugën drejt Bashkimit Europian dhe ka lënë gjurmë në historinë e integrimit por është përballur edhe me skenarë eleminimi dhe ka qëndruar sepse demokratët kanë ditur të luftojnë duke ruajtur idealizmin dhe besimin tek një e ardhme europiane e Shqipërisë.

Demokratët ditën të përballen me sfidat e regjimit korruptiv te rilindjes dhe zgjodhën të bashkohen rreth vlerave të moralit të lartë dhe të demokracisë.

Sot të gjithë ne bëhemi gati t’i ofrojmë bashkëqytetarëve tanë një qeverisje ndryshe nga ajo qe ata kane hequr mbi kurriz.

Ne i afrohemi durrsakëve me dinjitet përballë arrogancës, krimit dhe korrupsionit që i qeveris, u ul atyre kokën dhe i vjedh cdo dite.

Detyra jonë si demokratë është te ndezim shpresën e durrsakëve dhe t’i krijojmë besimin qe ata kane pasur tek alternativa e djathtë”, është shprehur Burgija.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin