MENU
klinika

Skandali me taksat

Kryeministri britanik shkarkon nga posti ministrin e Financave

29.01.2023 - 13:22

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak ka vendosur shkarkimin e kryetarit të Partisë Konservatore Nadhim Zahawi, i cili është përballur me kritika për marrëveshjet e tij për taksat.

Javën e kaluar Sunak urdhëroi këshilltarin e tij të etikës të hetonte Zahawin pas pretendimeve se ai kishte paguar një gjobë si pjesë e një marrëveshjeje të raportuar prej 4.8 milionë paund me zyrtarët taimorë, dhe nuk e kishte deklaruar atë te autoritetet, shkruan CNN.

Zahawi u emërua kancelar i thesarit nga ish kryeministri Boris Johnson në korrik të vitit të kaluar. Ai qëndroi në kabinet edhe nën drejtimin e Liz Truss dhe kryeministrit aktual Rishi Sunak.

Në një letër drejtuar Zahawi, Sunak tha se, pasi hetimi përfundoi punën e tij, “është e qartë se ka pasur një shkelje të rëndë të Kodit Ministror”.

“Si rezultat, ju kam njoftuar për vendimin tim për t’ju larguar nga posti juaj në qeveri”, ka shkruar Sunak.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Janë përdorur software për të fshehur korrupsionin"

Raporti i BE: Si i përgjon Europa qytetarët?