MENU
klinika

"Nuk do të mungojë ndihma"

Kurti: Po vlerësojmë dëmet e shkaktuara nga përmbytjet

25.01.2023 - 14:19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se janë duke bërë vlerësimin për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në disa komuna. Në mbledhjen e qeverisë, ai tha se dëmet janë të mëdha, por krahas rimëkëmbjes duhet të bëhet edhe rivlerësimi i sjelljes karshi natyrës.

Ai kërkoi hetime për shkaktarët e këtyre vërshimeve. Ndërkohë, potencoi se ndihma nuk do të mungojë karshi komunave të përmbytura.

Kujtojmë se opozita ka kritikuar vazhdimisht Qeverinë e Kosovës për mungesë të reagimit të shpejtë karshi situatës me vërshime.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Malisheva ndihmon Skënderajn

Dëme të mëdha nga përmbytjet në Kosovë!