MENU
klinika

Fituesi i Dancing With The Stars

Kush është çifti që “rrëmbeu” 50 mijë euro

02.01.2023 - 12:52

Sara Hoxha dhe Luixhino janë fituesit e finales së madhe të Dancing With The Stars

Fituesi mori kupën e artë dhe 50 mijë euro.

Mes lotësh dhe e përfshirë nga emocione të papërshkueshme, Sara kishte përgatitur një letër falënderimi në rast se do të fitonte finale.

“Dua të falënderoj produksionin, Esdalinin dhe Olën, falënderoj Luixhinon për çdo orë provë që s’e ka kursyer, energjinë, përkushtmin, mikun që e fitova, familjet Hoxha dhe Vula, Poin që ishte frymëzimi im”, tha Sara.

Në finale përveç çiftit fitues ishin edhe Arditi me Jorën, Elhaida me Ledianin dhe Megi me Jurgenin.