MENU
klinika

“Është miku im padyshim”

Kush është ish-zyrtari i FBI-së nën akuzë dhe lidhja me kryeministrin shqiptar!

24.01.2023 - 13:38

Emri i Kryeministrit Rama ka dalë në dosjen e hetimit të drejtësisë amerikane për ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal. Ky i fundit akuzohet në SHBA për pastrim parash dhe shkeljeve të sanksioneve ndaj Rusisë, ndërsa sipas CNN, dyshohet se ai ka fshehur dhe takimet me Ramën.

“Shefi kundër terrorit i FBI-së, ka qenë dhe është miku im pa dyshim. Nëse ai ka një çështje me drejtësinë në SHBA, atëherë është çështjet e tij. Lëreni të flasë drejtësia se është e tmerrshme gjithë kjo amulli”, tha kryeministri Rama.

Miku, për të cilin fliste kryeministri disa muaj më parë, Charles McGonigal është arrestuar në SHBA javën që lamë pas, ndërsa mbi të rëndojnë akuzat e shkeljes së sanksioneve ndaj Rusisë, si dhe pastrimit të parave.

Sipas drejtësisë amerikane, McGonigal, fshehu nga FBI-ja detajet e një udhëtimi që bëri në Shqipëri në vitin 2017, së bashku me një ish-zyrtar të shërbimeve shqiptare të zbulimit, i cili i kishte dhënë 225 mijë dollarë.

Në zbardhjen e akuzave ndaj McGonigal; CNN shkruan se në një takim ai i kërkoi kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama që të jetë “i kujdesshëm në lidhje me dhënien e licencave për shpimin e fushës së naftës në Shqipëri për kompanitë ruse të frontit”.

Në muajin shtator, kur fillimisht u përfol lidhja e mundshme e MCGonigal me Shqipërinë, kreu I qeverisë shqiptare pranoi njohjen me ish-zyrarin e FBI-së, por mohoi lidhjet e dyshimta me të.

“Bëhet një fjalë për një çështje që është në SHBA, që nuk ka lidhje me mua, që nuk ka lidhje me qeverinë shqiptare s’ka asnjë biznes të çfarëdollojshëm. Se me këtë teori, ne i biem që mos të takojmë askënd, sepse nesër dikush mund të ketë një problem me drejtësinë në vendin e vetë, po kjo është një çmenduri”, u shpreh Rama.

Por, përveç pastrimit të parave, McGonigal, akuzohet se në periudhën që drejtonte hetimet për oligarkët rusë në FBI, punoi për të hequr sanksionet ndaj Oleg Deripaska, dhe se mori para prej tij në vitin 2021 për të hetuar një oligark rival.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN