MENU
klinika

Si ndodhi ngjarja

Kush i vendosi eksploziv në banesë efektivit të policisë

28.01.2023 - 10:53

Dedë Nika është 33-vjeçari i arrestuar këtë të shtunë nga policia e Shkodrës, i akuzuar si autori i vendosjes së lëndës eksplozive në banesën e efektivit Prelë Milani.

Ngjarja ka ndodhur në janar të vitit 2020, kur asokohe Milani kishte detyrë komandant poste në Theth dhe autori ishte 30 vjeç.

Gazetari i Panorama bën me dije se tre vite më parë, shpërthimi ka ndodhur kur polici Prelë Milani sapo kishte dalë nga shtëpia rreth orës 22:45 për të shkuar në punë.

Brenda shtëpisë ndodhej bashkëshortja dhe vajza e tij kur papritur kanë dëgjuar shpërthimin e fuqishëm që shkaktoi fatmirësisht vetëm dëme materiale.

Sasia e lëndës plasëse e dyshuar si tritol ishte vendosur në pjesën e pasme të banesës së policit në zonën e Zooteknikës në një shtëpi private.

Tritoli ka shpërthyer afër një barake ku nuk jetonte askush dhe përdorej si magazinë nga familja.

Pavarësisht shpërthimit polici Prelë Milani nuk e ka kuptuar se ka ndodhur në banesën e tij duke qenë se është me një oborr të madh dhe ka vijuar rrugën për të dalë në punë.

Familjarët pasi është larguar i kanë bërë të ditur se tritoli kishte shpërthyer në shtëpinë e tyre ndërsa më pas kanë shkuar eskpertët e policisë duke nisur hetimet për këtë ngjarje të ndodhur në banesën e kolegut të tyre.

Vetë polici tre vite më parë ngriti dyshimet se kjo ngjarje ka ndodhur për shkak të detyrës si polic dhe komandant poste në Theth.

Polici Milani pati mohuar asokohe në dëshminë e tij të kishte patur ndonjë presion, kërcënim apo konflikt të drejpërdrejtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN