MENU
klinika

Sipas Luiz Ejllit

Kush janë “Iliri dhe Dondali” i “BBV2”?

03.01.2023 - 13:16

Këngëtarit Luiz Eljlli nuk i ka ikur ende nga mendja një debat që ka pasur më herët me aktorin Amos Zaharia.

Së fundmi ai i ka kujtuar Oltës episodin, kur Amosi i tha atij që “e ka dy kafshata”. Ndërsa Luizi po e imitonte, Olta i tregoi se mund të shkojnë shumë mirë bashkë.

Është Luizi që kujton më pas dyshen e fundit në finalen e edicionit të parë të Big Brother Albania VIP, ku fituesi u vendos mes Donaldit dhe Ilirit.

Biseda:

Luizi: “Ndodhi ajo me ty, që më tha do të ha me dy kafshata dhe i thashë merri 7, mos hajde vetëm”.

Olta: “Çfarë keni ju bashkë se po të doni mund të shkoni shumë mirë?”

Luizi: “Po të duam? Unë dhe Amosi jemi si Iliri me Donaldin në fund”.

Kujtojmë se pas debatit të ashpër me Olta Gixharin, Amos Zaharia u kap keq edhe me Luiz Ejllin. Olta kishte qeshur ne mengjes kur Luizi i tregoi se i kishte lënë banorët pa gjumë gërhitja e tij, e si pasojë Amosi ishte detyruar ta kalonte natën në oborr.

Ndërsa kanë vazhduar debatin me njëri-tjetrin Amosi është kapur edhe Luizin.

Debati:

Amos-Luizit: Ty nuk të kursej fare!

Luizi: Merr dhe shokë dhe hajde!

Amos: S’kam nevojë për shokë, ty dy kafshata të kam, të ha me dhëmbë. Nuk të kursej fare. Më vjen keq për atë gocën aty….

Olta: Amos qetësohu se e ke gabim!

Amos: I qetë jam, ky është problemi!

Olta: Po ja fut kot!

Amos: Po po vazhdo qesh ti!