MENU
klinika

U dënua për skema korruptive me tenderët

Lirohet nga burgu ish-nënkryetari i Bashkisë së Lushnjes

24.01.2023 - 12:45

Është liruar nga burgu ish-nënkryetari i Bashkisë së Lushnjes, Gentian Nushi, i cili u dënua për skema korruptive me tenderët.

Nushi u dënua me 1.8 vite burg dhe gjykata dha vendimin për lirimin e tij, pas e kishte ezauruar dënimin gjatë qëndrimit në paraburgim.

Vendimi i Gjykatës
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja kryesues, Igerta Hysi anëtare dhe Dhimitër Lara anëtar, sot më datë 24.01.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 22 akti, datë 23.01.2023 regjistrimi, regjistruar mbi kërkesën e të pandehurit G.N., për konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit personal “arrest në burg” dhe vendosi:

– Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit “arrest në burg” të caktuar ndaj të pandehurit z. G.N., me vendimin nr. 101, datë 11.12.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

– Urdhërimin e lirimit të menjëhershëm të të pandehurit z. G.N. nga ambientet e paraburgimit nëse liria e tij personale nuk kufizohet për një shkak tjetër ligjor.

FAVORIZIMI I SË NJËJTËS KOMPANI
Gentian Nushi dhe drejtori i Prokurimeve Publike, Leonard Sefa, u arrestuan në dhjetor 2021 të akuzuar për favorizimin në tendera të një kompanie, pronari i së cilës kishte njohje me ish-kryebashkiakun Fatos Tushe dhe ish-drejtorin e Ndërmarrjes Publike, Flamur Peqini.

Bëhet fjalë për kompaninë “EURO–ALB shpk”, me përfaqësues Bujar Muratin, e cila fitonte pjesën më të madhe të tenderëve të Bashkisë së Lushnjës, pavarësisht se punën në jo pak raste nuk e kryente ajo.

“Personat nën hetim, Gentian Nushi dhe Leonard Sefa, në bashkëpunim me personat e tjerë nën hetim, kryetarin e Bashkisë F. T., drejtorin e kësaj ndërmarrjeje, Flamur Peqini etj., kanë bërë të mundur që këtë procedurë prokurimi ta fitonte me dokumentacion firma ‘EURO–ALB shpk’, me përfaqësues Bujar Muratin, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit”, sqaronte SPAK.

Skema është përdorur edhe në tenderë të tjerë ku zyrtarët e akuzuar kanë kryer veprime fiktive.

“Gjithashtu, personat nën hetim, Gentian Nushi dhe Leonard Sefa, kanë kryer veprime të kundërligjshme edhe gjatë tri procedurave të tjera prokurimi. ‘Blerje Asfaltonetoni– Marrëveshje kuadër – me një operator ekonomik ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara–me afat 30 muaj’; ‘Blerje materiale elektrike – Marrëveshje kuadër – me një operator ekonomik ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara – me afat 24 muaj’; ‘Blerje betoni dhe tombino – Marrëveshje kuadër – me një operator ekonomik ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara – me afat 24 muaj’”, shtoi SPAK.

Sipas dosjes hetimore, të gjitha procedurat e prokurimit, si përpilimi i dokumentacionit dhe hedhja e tyre, janë kryer nga nënkryetari i Bashkisë, Gentian Nushi dhe drejtori i Prokurimeve Publike, Leonard Sefa, duke anashkaluar anëtarët e Njësisë së Prokurimit (NJP) dhe Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO). Për pasojë, sipas hetimeve të SPAK, dy zyrtarët kanë kryer “një procedurë fiktive, të organizuar dhe ekzekutuar nga personat nën hetim, Gentian Nushi dhe Leonard Sefa, dhe duke kualifikuar ‘O. E.’ të paracaktuara dhe me oferta më të larta financiare”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja kandidatët e degëve

PS mban mbledhjen e Kryesisë


Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier