MENU
klinika

Sipas moderatorit të njohur

“Luizi e ‘ha’ Butrintin për mëngjes”

28.01.2023 - 12:02

Padashje ose jo, Luizi e ktheu Butrint Imerin sërish në qendër të vëmendjes. Ky i fundit përdori historinë e tij dhe të Kiarës në “Big Brother VIP”, për të promovuar këngën e re duke bërë postime të koduara në mediat sociale që linin vend për interpretime.

Ditën e djeshme Luizi deklaroi se vetëm hyrja e Butrintit në reality-show do t’i prishte lojën. “Ai është problem. Se ti mund të thuash pavarësisht se jam ndarë me të kam raporte miqësore dhe ajo më nxjerr mua jashtë loje komplet. E vetmja gjë që shoh unë, që mund të më largojë komplet jashtë loje, po supozojmë, është që të hyjë ish-i dashuri i Kiarës. Ai më nxjerr jashtë komplet, pa më bërë asgjë, thjesht prania e tij. Sepse unë nuk e kam diçka me Kiarën, diçka të vendosur dhe përsa kohë nuk e kam…Nëse vjen aty do them ‘ishte kënaqësi. Nëse dikush është ende i mërzitur me mua, kërkoj falje’ dhe iki. Nuk rri dot. Nisem me atë idenë ‘Ose unë, ose ky në shtëpi’.”-tha ai.

Megjithatë, sipas gazetarit dhe moderatorit Blendi Salaj në termar e lojës Luizi e ha Butrintin për mëngjes. Duke folur rreth formatit në “Wake Up” ai tha se Butrinti është “0 me xhufkë”.

“Sa i përket lojës së Big Brother Luiz Ejlli e ha Butrintin për mëngjes. Para kafes e ha, e mbaron dhe nuk ka më Butrint. Në termat e lojës Butrinti është një 0 me xhufkë.”– tha Blendi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë e “frikëson” më shumë këngëtarin?

Luizi flet për hyrjen e Butrintit në “BBV”